Ky njoftim për politikën e privatësisë është në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Automatriks mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të ligjshme dhe të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit të saj.

Automatriks angazhohet për përpunimin e të gjitha të dhënave personale nën kontrollin e saj në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale.

Të dhënat personale:


Të dhënat tuaja personale dhe platforma Automatriks

Platforma Automatriks (faqe interneti dhe/ose aplikacion celular) shërben për të vënë në kontakt shitësit dhe blerësit e pjesëve të automjeteve. Për ofrimin e këtyre shërbimeve kërkohet përpunimi i të dhënave personale.

Duke përdorur platformën ose duke krijuar një llogari, ju pranoni këtë Politikë të Privatësisë dhe autorizoni Automatriks të mbledhë, përpunojë, përdorë, ruajë dhe mbrojë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin në fuqi.


Lloji i të dhënave personale që mund të mblidhen

Të dhënat personale që mund të përpunohen përfshijnë: